Lajme

Gjatë 2021 u mbyllën mbi 160 subjekte të vogla në Gjirokastër

Tkurret numri i bizneseve të vogla në qytetin e Gjirokastrës. Edhe pse janë shënuar disa dhjetëra biznese të hapura numri i atyre të pezulluara dhe mbyllura është më i lartë.

Ulja e fuqisë blerëse, që i dedikohet kryesisht krizës për shkak të pandemisë së tejzgjatur shikohet si shkaktari kryesor i dobësimit dhe falimentimit të biznesit të vogël. Por nga ana tjetër mungesa e studimeve të mirëfillta dhe e orientimit, ka bërë që edhe bizneset e reja që janë hapur të fukusohen kryesisht në sektorin e ofrimit të shërbimeve, siç janë edhe bizneset që janë mbyllur.

Lexo më shumë  Kurti: Beogradi zhvillon parada ushtarake aty ku u gjetën eshtrat e 744 shqiptarëve të vrarë

Ndërsa ka shumë pak biznese që janë orientuar drejt prodhimit apo fasonerisë.

Në Gjirokastër gjatë viteve të fundit sektori që ka shënuar më shumë interes është ai i hotelerisë apo çelja e bujtinave, të cilat janë të varura drejtpërdrejt me fluksin e turistëve që vizitojnë  qytetin historik të mbrojtur nga UNESCO.

Rruga Press

YouTube player