Bota

Gjashtë të rinj me kancer ngrenë padi, fajësojnë katastrofën e Fukushimës

Gjashtë të rinj në Japoni janë duke paditur operatorin e centralit bërthamor në Fukushima, pasi kanë zhvilluar kancer të tiroides disa vite pas katastrofës nukleare të vitit 2011.

Paditësit, që ishin në moshat nga 6 deri 16 vjeç atëbotë, thonë se kanë zhvilluar kancerin si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit, raporton BBC.

Të gjithë ata i janë nënshtruar operimit për të larguar një pjesë apo tërë gjëndërën tiroide, ka thënë avokati i të rinjve.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Mirëpo, do të jetë e vështirë të dëshmohet se rrezatimi ka çuar te sëmundja e tyre me kancer.

Në padi kërkohet dëmshpërblim prej 5.4 milionë dolalrë nga operatori i centralit, Tokyo Electric Po]er Company (Tepco).

Zëdhënësi i Tepcos ka thënë se kompania është e njoftuar për padinë.

Katastrofa nukleare në Fukushima ndodhi më 11 mars të vitit 2011, kur një tërmet i fuqishëm në verinlindje të Japonisë shkaktoi cunami dhe çoi te një shkrirje bërthamore.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ishte incidenti më i keq në një central bërthamor që nga katastrofa e Chernobylit në vitin 1986. Por, u konsiderua shumë më pak i dëmshëm për banorët vendas, sepse u lëshuan sasi shumë më të ulëta të jodit radioaktiv.

Rruga Press

YouTube player