Bota

“Gëzuar Krishtlindjet” Mesazhi i parë me tekst u shit për 150,000 dollarë

SMS-ja e parë në botë është shitur për rreth 150 mijë dollarë në një ankand në Paris.

Mesazhi ku shkruhej “Gëzuar Krishtlindjet”, u dërgua nga programuesi britanik Neil Papworth nga kompjuteri i tij më 3 dhjetor 1992 tek Richard Jarvis, atëherë drejtor i kompanisë së telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar Vodafone.

NFT është një njësi unike, një kopje e protokollit origjinal të komunikimit që transmetoi SMS, tha shtëpia e ankandeve.  Blerësi i cili ka prefurar të mbetet anonim, pagoi me kriptomonedhën Ether, dhe do të marrë gjithashtu një kornizë digjitale me një animacion 3D të mesazhit që po merr.

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

 “Në vitin 1992, nuk e kisha idenë se sa popullore do të bëheshin mesazhet dhe se kjo do të krijonte emoji dhe aplikacione mesazhesh të përdorura nga miliona”, citohet të ketë thënë Papworth nga drejtuesi i ankandit.

Fillimisht, tekstet nuk mund të dërgoheshin nga celularët sepse nuk kishin tastierë. Sidoqoftë, në vitin 1994, ato ishin në gjendje të transmetoheshin nga telefonat falë mbërritjes së Nokia 210. Pesë vjet më vonë, mesazhet me tekst mund të dërgoheshin në rrjete të ndryshme telekomunikuese, duke shkaktuar popullaritetin e tyre.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

SMS-të e para në botë revolucionarizuan mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndërsa sot NFT-të po tronditin botën e artit. Shenjat e pandryshueshme janë një formë e kriptomonedhës që konverton pjesët digjitale të artit në mallra unike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *