KryesoreLajme

Gërvalla: Votimi nesër do të hap rrugën për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës bashkë me zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti dhe Ambasadorin Lulzim Hiseni po realizojnë përgatitjet e fundit.

“Nesër, më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, voton rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në KiE”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Koçeku thirrje deputetëve socialistë t'i rrëzojnë Ramës reformën territoriale

Tutje Gërvalla ka thënë se Kosova plotëson kushtet për anëtarësim, siç e ka konfirmuar edhe raporti i Këshillit të Evropës, i paraqitur më 27 mars nga Dora Bakojanis.

“Një votim i suksesshëm nesër pasdite do të hapte rrugën për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit”, ka shkruar Gërvalla.

Lexo më shumë  Beti Njuma i drejtohet Erion Braçen pas votës për reformën territoriale: “Kishte shansin të hynte në histori, por zgjodhi rreshtimin”

YouTube player