KryesoreLajme

Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).

Lexo më shumë  "Një pikë kthese në historinë e Shqipërisë"/ Analisti gjerman flet në ZDF: "Revolucioni i Flamingove" mund të ndalë resortin luksoz në Zvërnec

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

“Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional”, tha MPJD-ja në njoftim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”
YouTube player