Lajme

Gërvalla takohet me kongresistin Keating, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe ShBA-ve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington është takuar me kongresistin, William Keating.

Ata kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Rritja rekorde ekonomike dhe zhvillimi i qendrueshëm në Kosovë, bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja e ShBA-ve në transformimin e burimeve të energjisë si dhe fuqizimi i rolit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, ishin në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me kongresistin demokrat William Keating, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Gërvalla e ka njoftuar kongresistin amerikan Keating rreth veprimeve të Kosovës në luftimin e krimit e korrupsionit dhe shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit.

Ministrja Gërvalla dhe kongresisti Keating kanë diskutuar edhe rreth propagandës ruso-serbe, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player