Lajme

Gërvalla: Radoiçiqi t’i dorëzohet Kosovës tani

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka kërkuar që organizatori i sulmit në Banjskë, Millan Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, të njohur si Twitter deri më tani, Gërvalla-Schwarz ka thënë se lirimi i shpejtë i Radoiçiqit në Serbi, dëshmon që i gjithë procesi është enigmë.

“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një sharadë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka deklaruar ajo.

Lexo më shumë  BIRN ‘zbërthen’ Ergys Agasin: Nga zyrtar ministrie në biznesmen me pasuri marramendëse, si u bë ‘koordinator’ me ndikim në majat e pushtetit

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti i kërkon OSBE-së të merret me diskriminimin që Serbia ua bën shqiptarëve të Luginës
YouTube player