Lajme

Gërvalla për qëndrimin e Serbisë: S’mund të ulesh në dy karrige, edhe me Evropën edhe me Rusinë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvlla tha se Serbia ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e saj ndaj luftës në Ukrainë. Sipas saj, ‘sot nuk mund të ulesh më në dy karrige’.

“Pesë nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë rreshtuar qartë në krah të Evropës dhe botës dhe e kanë dënuar invazionin rus në Ukrainë. Ёshtë edhe një, Serbia, e cila nuk e ka bërë këtë dhe duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e saj. Sot nuk mund të ulesh më në dy karrige, edhe me Rusinë, edhe me Evropën në të njejtën kohë”, është shprehur ministrja Gërvalla.

Këto deklarata Gërvalla i tha në Forumin e Diplomacisë në Antali – ADF, i cili këtë vit po mbahet në rrethanat e luftës në Ukrainë, e cila ka ngjallur shqetësim dhe pasiguri në veçanti në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Gërvalla në këtë forum ka ofruar pozicionin e Kosovës në raport me dialogun, raportet fqinjësore e rajonale, si dhe përpjekjet dhe përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas një njoftimi për media, krahas ministres Gërvalla,  në këtë panel morrën pjesë edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka, përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt, përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak.

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me homologë të shteteve të ndryshme.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Serbia mbështeti integritetin territorial të atij vendi dhe në të njëjtën kohë vendosi të mos u bashkohet sanksioneve, të cilat Bashkimit Evropian i vendosi ndaj Moskës zyrtare.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 7 mars, ka deklaruar se Serbia tashmë ka marrë një vendim lidhur me sanksionet ndaj Rusisë dhe se ai vendim i është paraqitur opinionit.

“Të udhëheqësh vendin në kushte të këtilla, nuk është gjë e lehtë. Do të dëshiroja ta ruajmë Serbinë nga konfliktet, luftërat dhe problemet e mëdha”, tha Vuçiq, më 7 mars në Leskovc, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Më 2 mars, Beogradi zyrtar votoi për të miratuar rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilën dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit./kallxo/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *