Bota

Britania e Madhe mbyll ATM-të e kriptomonedhave

Të gjitha ATM-të e kriptomonedhave po operojnë ilegalisht dhe duhet të mbyllen, kanë thënë autoritetet britanike.

ATM-të e kriptomonedhave funksionojnë njëlloj si ATM-të bankare dhe njerëzit mund të blejnë kriptomonedha përmes tyre duke përdorur kartat bankare.

Por asnjë kompani në Britani nuk ka licencë për të operuar një ATM kriptmonedhash, bëri të ditur Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA) në Britani.

Lexo më shumë  Sulmi me dronë në Rumani, presidenti Dan mbyll konsullatën ruse! Zyrtari rus shpallet non grata

Aktualisht në këtë vend janë 81 ATM funksionale.

“Njerëzit duhet të tregohet të kujdesshëm dhe të jenë të përgatitur për të humbur paratë e tyre”, ka thënë FCA.

“Vazhdimisht paralajmërojmë konsumatorët se kriptoasetet nuk rregullohen me ligj dhe kanë rrezik të madh që do të thotë se njerëzit nuk do të gjejnë mbështetje askund nëse gjërat shkojnë keq”.

Lexo më shumë  Trump: Po marr vendimin përfundimtar për Iranin tani

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *