KryesoreLajme

Gërvalla niset për në Strasburg, pritet të ketë takime me përfaqësues të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka filluar vizitën zyrtare në Strasburg të Francës.

Në njoftimin e lëshuar nga MPJD-së thuhet se do të mbajë takime me përfaqësues të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës.

Gërvalla dje ishte edhe në Luksemburg ku mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Evropës me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo para mediave është shprehur se temë e diskutimit të sotëm beson se do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Kurti: Institucionet duhet të bashkëpunojnë për t’i bërë shërbimet ndaj qytetarëve më të thjeshta dhe më të qasshme

“Ne erdhëm këtu në Luksemburg për të biseduar dhe diskutuar për integrimin më tutje të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin e Evropian, dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor”.

“Besoj se kjo është tema kryesore të shohësh integrimin e gjithë Evropës e atyre vendeve që qëndrojnë me vlerat e Bashkimit Evropian, që mbështesin parimet evropiane të cilat nuk janë vetëm çështje politike, por ato janë edhe në aspektin e rritjes së sigurisë në Evropë në kohërat kur jemi duke u ballafaquar me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”.

Lexo më shumë  Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta e njohur gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

“Një Bashkim Evropian më i fortë, është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të sotshme dhe të së ardhmes”, ka thënë Gërvalla.

YouTube player