Lajme

Gërvalla në NATO: Kosova e dëshmuar si kontributdhënëse për paqe e siguri

Vizitën e sotme në selinë qendrore të NATO-s, zëvendëskryeministrja kosovare dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka nisur me takimin me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, ambasadorin, Boris Ruge si dhe zëvendësndihmëssekretaren e Përgjithshme për Operacione në NATO, Burcu San.

Sipas njoftimit për media lëshuar nga MPJD, Gërvalla ka shprehur falënderim ndaj NATO-s dhe strukturave të saj civile dhe ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, me theks të veçantë, bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in dhe me NALT-in në Kosovë.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Duke marrë parasysh rolin që të dy drejtuesit dhe divizionet përkatëse e kanë në NATO, si shtylla me interes te veçantë, ministrja Gërvalla ka theksuar domosdoshmërinë e përparimit të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë.

Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se |Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë”. 

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi, siç thuhet më tej në njoftim, kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player