KryesoreLajme

“A do të luftonit nëse në vendin tuaj do të ketë luftë” – ja si përgjigjen qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë

Instituti Gallup, së fundmi ka realizuar një hulumtim lidhur me atë se sa janë të gatshëm qytetarët e një vendi të caktuar të luftojnë në rast se do të kishte luftë.

Për këtë janë pyetur edhe qytetarët e Kosovës. Në pyetjen se “nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shteti juaj, a do të luftonit për vendin tuaj?”, 79 për qind e qytetarëve janë shprehur të gatshëm që të luftojnë.

Lexo më shumë  Konjufca takon homologen bullgare në Sofje dhe mban fjalim në takimin ministror të SEECP: Hekurudha Prishtinë–Durrës është projekt strategjik për lidhshmërinë e vendit tonë dhe të rajonit me BE-në

14 për qind janë përgjigjur me “jo” dhe 7 për qind me “nuk e di”.

Në Shqipëri 60 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do të luftonin, kurse në Maqedoninë e Veriut janë përgjigjur me po 34 për qind e të anketuarve.

Në Serbi vetëm 36% janë shprehur të gatshëm për të luftuar, ndërsa 50% jo.

Anketa është realizuar në 45 vende në botë, ndërsa janë intervistuar gjithsej 46.138 persona, nëpërmjet telefonit, online si dhe fizikisht, në periudhën prej tetorit deri në dhjetor 2023.

Lexo më shumë  Gjiganti botëror Reuters: Brukseli i bën presion Shqipërisë ndërsa resorti i Kushnerit rrezikon të shkelë ligjin mjedisor të BE-së

Marzha e gabimit për anketën është midis +3-5% në nivelin 95% të besimit.

YouTube player