KryesoreLajme

Gërvalla në NATO, flet për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Drejtësia për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka qenë temë diskutimi mes ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, dhe Përfaqësueses së NATO-s për Çështje të Grave.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga MPJD.

“Gjatë vizitës së punës në selinë e NATO-s, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka pasur një takim me Irene Fellin, Përfaqësuese e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Grave, Paqes dhe Sigurisë, ku kanë diskutuar për përvojën e dhimbshme të më shumë se 20 mijë grave, fëmijëve dhe burrave në Kosovë, të cilët mbijetuan dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi, Gërvalla dhe Fellini kanë diskutuar për përvojën e Kosovës në forcimin e pozicionit të gruas në profesione të fushës së sigurisë, shembujt e shumtë të profesionisteve të jashtëzakonshme në të gjitha strukturat e larta të sigurisë, rolin e fuqishëm të gruas në përgjithësi si dhe përpjekjet e institucioneve për të hapur, përmes formave të ndryshme të stimulimit, horizonte të pashkelura profesionale për vajzat dhe gratë e reja në Kosovë.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

“Biseda u përqendrua edhe në përvojën e dhimbshme të më shumë se 20 mijë grave, fëmijëve dhe burrave në Kosovë, të cilët mbijetuan dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila u përdor si armë lufte kundër tyre”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ndër të tjera, kryediplomatja kosovare gatishmërinë e institucioneve dhe shoqërisë civile për të kontribuar në Ukrainë me përvojën e mbledhur përgjatë viteve në trajtimin e nevojave të të mbijetuarve.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Duke marrë në konsideratë faktin që autorët e dhunës seksuale si armë lufte ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk u ballafaquan asnjëherë me drejtësinë, ministrja Gërvalla vuri në pah nevojën e një angazhimi të bashkësisë ndërkombëtare për t’ia bërë me dije Serbisë urgjencën dhe domosdoshmërinë e dënimit të autorëve të krimit nga radhët e policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve të ardhur nga Serbia.

“Me Fellinin u diskutuan edhe fusha të tjera, në të cilat Republika e Kosovës mund të kontribuojë konkretisht në paqen dhe sigurinë në rajon, por edhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player