KryesoreLajme

Gërvalla në Istog: Besojini atyre që përfaqësojnë Rugovën me dinjitet, jo atyre që e përdorin si figurë marketingu apo atyre që e luftuan si Isa Mustafa

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz ka mbajtur fjalim në tubimin elektoral të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Istogut, ku ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe jo si ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që e ka luftuar atë.

Ministrja Gërvalla, më tej tha se vendi ynë është i sigurtë pasi sipas saj ka përfunduar epoka kur brenda territorit të Kosovës ka vendosur bandat e tyre kriminale.

Lexo më shumë  Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, SafeJournalists: Policia të sqarojë nëse i është kopjuar përmbajtja e telefonit

 “Besojini atyre që përfaqësojnë Rugovën me dinjitet, jo atyre që e përdorin si figurë marketingu apo atyre që e luftuan si Isa Mustafa. Por sot nuk ka më asnjë cep të Kosovës ku kriminelët apo madje terroristë të mund të ndjehen të sigurtë. Epoka kur brenda territorit të Kosovës vendoste Radojqiqi dhe Selinoviqi dhe bandat e tyre se çfarë është e ligjshme kanë përfunduar.”, ka thënë ministrja Donika Gërvalla-Schëarz në fjalimin e saj të mbajtur në Istog.

Lexo më shumë  SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH
YouTube player