KryesoreLajme

Gërvalla në Forumit ministror BE–Ballkani Perëndimor: Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet institucional

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot ka marrë pjesë sot në panelin kushtuar luftës kundër korrupsionit, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Gërvalla në fjalën e saj ka theksuar se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet të palëkundur institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Përballja me këtë dukuri kërkon vullnet të palëkundur institucional, një sistem drejtësie të pavarur e profesional, zbatim të pakompromis të ligjit dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë Gërvalla.

Lexo më shumë  Ajeti: Aquarium Berlin përfshin Kosovën si shtet të pavarur në platformën e saj, pas reagimit të qytetarëve dhe ndërhyrjes diplomatike

Ajo thuhet se ka theksuar se lufta kundër korrupsionit kërkon verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, konfiskimin e përfitimeve të paligjshme dhe mbajtjen e zyrtarëve publikë përgjegjës për veprimet e tyre.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon që pasuria e pajustifikueshme të verifikohet, përfitimet e paligjshme të konfiskohen, zyrtarët publikë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe rrjetet kriminale të mos gjejnë  strehë në kufijtë e shteteve. Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit”, citohet Gërvalla në njoftimin e Ministrisë.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Rama e kaloi vizën e kuqe me Ballukun

Ajo thuhet se ka deklaruar se “Republika e Kosovës mbetet e vendosur të thellojë reformat në drejtësi, të forcojë mekanizmat për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe të zgjerojë bashkëpunimin me partnerët evropianë, duke konsoliduar e forcuar sundimin e ligjit dhe duke garantuar përgjegjësi e barazi për të gjithë njësoj para ligjit”.

Rruga Press

YouTube player