KryesoreLajme

Gërvalla: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Vuçiqit të ndalojë organizimin e konfliktit në rajon

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika  Gërvalla, ka thënë se sulmi që ndodhi në kanalin kryesor të Ibër Lepencit është një shembull tjetër i agresionit terrorist kundër demokracisë së Kosovës.

Në një postim në platformën X, ajo ka deklaruar se sulmi i mbrëmjes së 29 Nëntorit është në linjë me atë Banjskës së vitit 2023, siç thotë ajo ishte koordinuar, trajnuar dhe financuar nga Serbia.

Lexo më shumë  Kurti hap konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026“

“Sulmi i ri është kopjuar nga libri i sulmeve ruse kundër infrastrukturës kryesore në Ukrainë”.

Ne kërkojmë nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që menjëherë të ndalojë organizimin dhe nxitjen e konfliktit në rajon”, ka thënë Gërvalla.

YouTube player