KryesoreLajme

Gërvalla: Mesazhi i Abdixhikut është jo pa PDK-në, prandaj votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm

Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, nga Partia Guxo, ka thënë se mesazhi i Lumir Abdixhikut është jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në. Sipas saj, kjo është arsyeja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm.

“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në!

Lexo më shumë  Murati publikon statistikat: Pagat në Kosovë janë rritur 53% gjatë qeverisë Kurti, 3 herë më shumë se në qeveritë Mustafa e Haradinaj

Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”.

Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm:, ka thënë Gërvalla në reagimin e saj.

YouTube player