KryesoreLajme

Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Kroaci për të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut.

Gërvalla do të jetë në Dubrovnik me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman.

“Kjo platformë tashmë tradicionale paraqet një mundësi të mirë për diskutimin e sfidave aktuale të politikës ndërkombëtare. Gjatë këtij forumi, Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sfidave të paqes dhe stabilitetit në Evropë si dhe do të ndajë përvojën e Republikës së Kosovës me proceset e integrimeve euroatlantike dhe reformat e thella në sundimin e ligjit, ngritjen e standarteve të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik. Ajo do të theksojë gjithashtu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit multilateral për tejkalimin e sfidave globale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Lexo më shumë  Nga sot polica kufitare në Kosovë do të jetë falas për bashkëatdhetarët

Në margjina të Forumit të Dubrovnikut, sipas njoftimit, Gërvalla do të zhvillojë edhe takime bilaterale me ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, “me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Gërvalla mori pjesë në këtë forum edhe vitin e kaluar.

YouTube player