Lajme

Gërryenin pa leje në lumin Mat, tre të proceduar në Kurbin

Tre persona, një përfaqësues kompanie, një ekskavatorist dhe shoferi i një kamioni u proceduan penalisht prej policisë së Lezhës pasi u kapën duke gërryer inerte pa leje në lumin Mat.

Polica e Lezhës njoftoi të premten se kishte nisur procedimin penal ndaj tre personave që ishin kapur duke gërryer pa leje inerte në shtratin e lumit Mat. Policia tha se tre persona, përfaqësuesi i kompanisë i identifikuar si F. Frangaj, 35 vjeç, nga Zejmeni, ekskavatoristi, A.M, 53 vjeç dhe shoferi i kamionit Gj.M, 51 vjeç, u proceduan pasi u gjetën duke gërryer lumin.

Lexo më shumë  ​Ambasadori gjerman: Radoiçiq dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Policia tha se personat ishin kapur pas një kontrolli përgjatë shtratit të lumit Mat bazuar “në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr e inerte në mënyrë të paligjshme”.

Tre personat janë referuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.

Shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat për inerte nga kompani të ndryshme është kthyer në një problem mjaft shqetësues gjatë viteve të fundit. Nga marrja e inerteve lumi ka ndryshuar rrjedh në disa pika, duke gërryer qindra hektarë tokë bujqësore, si dhe ka shkaktuar dëmtime dy ura përfshirë dhe urën monument kulture të Zogut, e cila ka rënë më disa metra dhe rrezikon seriozisht shembjen totale./birn/

Lexo më shumë  Banka Botërore: Projekti për bujqësinë në Shqipëri me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *