Lajme

Gërryenin pa leje në lumin Mat, tre të proceduar në Kurbin

Tre persona, një përfaqësues kompanie, një ekskavatorist dhe shoferi i një kamioni u proceduan penalisht prej policisë së Lezhës pasi u kapën duke gërryer inerte pa leje në lumin Mat.

Polica e Lezhës njoftoi të premten se kishte nisur procedimin penal ndaj tre personave që ishin kapur duke gërryer pa leje inerte në shtratin e lumit Mat. Policia tha se tre persona, përfaqësuesi i kompanisë i identifikuar si F. Frangaj, 35 vjeç, nga Zejmeni, ekskavatoristi, A.M, 53 vjeç dhe shoferi i kamionit Gj.M, 51 vjeç, u proceduan pasi u gjetën duke gërryer lumin.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Policia tha se personat ishin kapur pas një kontrolli përgjatë shtratit të lumit Mat bazuar “në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr e inerte në mënyrë të paligjshme”.

Tre personat janë referuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.

Lexo më shumë  Raporti i Gallup: Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës

Shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat për inerte nga kompani të ndryshme është kthyer në një problem mjaft shqetësues gjatë viteve të fundit. Nga marrja e inerteve lumi ka ndryshuar rrjedh në disa pika, duke gërryer qindra hektarë tokë bujqësore, si dhe ka shkaktuar dëmtime dy ura përfshirë dhe urën monument kulture të Zogut, e cila ka rënë më disa metra dhe rrezikon seriozisht shembjen totale./birn/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *