Gjeopolitikë

Gazpromi rus i ofron Moldavisë gaz më të lirë në këmbim dobësimin e lidhjeve me BE-në

Gazprom i Rusisë i ka ofruar Moldavisë një kontratë të re për furnizimin me gaz me një kosto më të ulët në këmbim që vendi të vonojë reformat e tregut të energjisë me Bashkimin Evropian.

Siç raporton Financial Times, Moldavia e goditur nga kriza energjetike, Gazpromi rus ka reduktuar dërgesat me gaz të parapara me marrëveshjen aktuale.

Ekziston një marrëveshje e përkohshme, por edhe ajo do të përfundojë në fund të këtij muaji. Nga kjo marrëveshje, Moldavia gjithashtu po paguan çmime shumë më të larta.

Lexo më shumë  Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme në Rusi?

Gazprom është i përgatitur të ofrojë një kontratë të re me një çmim më të ulët nëse Moldavia pranon të ndryshojë marrëveshjen e saj të tregtisë me BE-në dhe të vonojë zbatimin e rregullave që kërkojnë liberalizimin e tregjeve të gazit për të lejuar shtimin e konkurrencës.

Kompania ruse aktualisht ka monopol mbi furnizimin me gaz të vendit dhe gjithashtu kontrollon operatorin e sistemit të transmetimit Moldovagaz.

Lexo më shumë  Estonia: Nuk kemi plan B nëse Ukraina bie

Rusia është akuzuar se ka ushtruar presion ndaj Moldavisë pas zgjedhjes së presidentes pro-perëndimore, Maia Sandu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *