Bota

Gazetari turk: Moska po rekruton 500 mercenarë serbë për të luftuar në Ukrainë

Gazetari turk Ragip Soylu duke shpërndarë artikullin e publikuar në Intelligence Online, tregon se Rusia po punëson 500 mercenarë serbë që t’i dërgojë për të luftuar në Ukrainë.

Sipas inteligjencës franceze, pritet që deri më 1 shtator disa qindra mercenarë nga Ballkani Perëndimor, e veçanërisht nga Serbia, të arrijnë në një kamp të përkohshëm në rajonin e Moskës.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

“Për t’i akomoduar, është krijuar një ‘Njësi Serbe’ si pjesë e Divizionit të 106-të”, ka shkruar Soylu në rrjetin social X.

Ai shton se të rekrutuarit janë kryesisht nga Serbia dhe shtetas serbë nga vendet fqinje.

Midis mesit të korrikut dhe mesit të gushtit, 50 kandidatë u zgjodhën dhe u sollën në Rusi me fluturime komerciale në grupe prej dy ose tre nën maskën e një kontrate me një kompani ndërtimi të përparme”, shton ai.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Rruga Press

YouTube player