KryesoreLajme

Gazetari Osman Stafa: Gratë te Onkologjiku në Tiranë janë braktisur nga shteti. Më 21 tetor protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Gazetari Osman Stafa ka reaguar ndaj situatës në Spitalin Onkologjik, duke denoncuar mungesën e trajtimeve dhe barnave jetike për pacientet me kancer. Në një status të publikuar në rrjete sociale, ai shprehet se gratë në Onkologjik janë “braktisur nga QSUT, nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga shteti shqiptar”.

“Boll më! A duhet të durojmë më? A duhet të falim më që nënat e motrat tona të rrinë pa ilaçet që luftojnë kancerin?”, shkruan Stafa, duke theksuar se Tetori Rozë, muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, “është kthyer në tetor të zi”.

Lexo më shumë  Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Sipas tij, në shërbimin onkologjik mungojnë ilaçet, brakiterapia dhe aparatura e pet-scanit, ndërsa pacientët janë lënë në mëshirë të fatit.

Gazetari ka bërë thirrje për protestë më 21 tetor, në orën 11:00, përpara Ministrisë së Shëndetësisë në Rrugën e Kavajës, duke ftuar qytetarët të mos heshtin përballë kësaj gjendjeje.

“Mirë shteti e ministria i ka braktisur, po ne, shoqëria, a do t’i braktisim?”, përfundon Stafa në reagimin e tij.

Lexo më shumë  Kompanisë iu hoq licenca pas dhunës së qytetarit në Zvërnec/ “Myrto Security”, shpërblehet nga qeveria me tenderin 2 mln euro të OSSH (Dokumenti)

Rruga Press

YouTube player