KryesoreLajme

Gazetari kroat: Vuçiqi ka nisur përgatitjet për falsifikimin e zgjedhjeve, do të ketë ndihmë nga Republika Sërpska

Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiq ka qenë jashtëzakonisht aktiv kohët e fundit kur bëhet fjalë për hetimin e pjesëmarrjes së mundshme të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në “Sarajevo Safari”.

Këtë herë, Margetiq foli për një temë krejtësisht të ndryshme, por që ende lidhet me Vuçiqin. Ai foli për gjetjet e tij mbi manipulimet zgjedhore në Bosnjën dhe Hercegovinën fqinje.

Lexo më shumë  Kurti në Nju Jork: Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti ekonomik me Kuvajtin

“Qeveria e Dodikut dhe opozita në RS në BeH duhet t’i sigurojnë Aleksandar Vuçiqit, Presidentit të Serbisë, 150,000 deri në 200,000 vota për të qëndruar në pushtet! Aleksandar Vuçiq filloi përgatitjet për inxhinieri zgjedhore dhe falsifikim të zgjedhjeve në Serbi me ndihmën e autoriteteve dhe opozitës në entitetin e RS në BeH”, tha ndër të tjera Margetiq.

Lexo më shumë  SPAK urdhëron kontrolle te banesa e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda
YouTube player