Bota

Gazetari i Reuters-it vritet në Afganistan

Agjencia e lajmeve Reuters tha se gazetari i saj, Danish Siddiqui, është vrarë duke mbuluar një përleshje midis forcave afgane të sigurisë dhe militantëve talibanë, pranë një vendkalimi kufitar me Pakistanin.

Bashkë me të u vra edhe një oficer i lartë afgan.

Sulmi ndodhi pranë një tregu në qarkun Spin Boldak.

Siddiqui po përcillte forcat afgane që nga fillimi i kësaj jave në provincën jugore të Kandaharit.

Lexo më shumë  Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

“Danish ishte një gazetar i shquar, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidenti i agjencisë Reuters, Michael Friedenberg, dhe kryeredaktorja Alessandra Galloni.

Siddiqui ishte pjesë e ekipit fotografik të Reuters-it, që fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 2018 me fotografinë që dokumentonte krizën e refugjatëve Rohingya, në Mianmar.

Lexo më shumë  ‘Freedom House’: Mosmarrëveshja e zgjatur me Kosovën, Serbia ka pësuar rënien më të madhe në procesin e demokratizimit

Siddiqui ka punuar për agjencinë e lajmeve Reuters qysh në vitin 2010.

Ai, mes tjerash, ka mbuluar luftërat në Afganistan dhe Irak, krizën e refugjatëve Rohingya, protestat e Hong Kongut dhe tërmetet në Nepal.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *