Gazetari i njohur britanik, Marc Perry: Kurti ka kthyer autoritetin që i mungonte vendit
Gazetari britanik, Marc Perry, duke folur për mospajtimet ndërmjet qeverisë aktuale të Kosovës dhe perëndimit për disa tema, ka thënë se kryeministri aktual, ka vendosur autoritin në vend, i cili nuk ka qenë më herët.
Në një intervistë ai ka thënë se nëse kjo gjë është gjithmonë e mirë duhet të diskutohet.
“Kryeministri aktual qartazi po e vendos Kosovën në duart e shqiptarëve të Kosovës, nuk e di a po e vendos edhe në duart e serbëve kosovarë, por ai ka vendosur autoritetin në vend, gjë që nuk ishte më parë. A është kjo gjë e mirë gjithmonë?, mund të kemi debat për këtë, të dy palët duhet të ndryshojnë dhe njerëzit e urrejnë këtë. Bota ka nevojë për më shumë diplomaci dhe mund të bëhet më shumë në diplomaci”, ka thënë Perry.
Ai poashtu ka komentuar edhe mundësinë e largimit të trupave amerikane si pjesë e NATO-s nga Kosova, duke shtuar se prezenca e NATO-së është e nevojshme ende.
Rruga Press