BotaKryesore

Administrata Trump nga skandali në skandal: Mike Waltz përdori emailin privat për korrespondencën zyrtare

“Washington Post” ka zbuluar se këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, ka përdorur emailin personal për të kryer detyrat zyrtare.

Sipas raportimeve të gazetës amerikane, Waltz dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë përdorur Gmail për të dërguar dokumente pune jo të klasifikuara si dhe për të planifikuar kalendarin me detyrat e punës.

“Këto materiale nuk janë aq të ndjeshme sa planet e sulmeve që janë publikuar në aplikacionin Signal. Megjithatë, ekspertët mendojnë se edhe një komunikim i tillë duhet të zhvillohet në një mjedis më të sigurt sesa emaili privat”, shkruan mediumi.

Lexo më shumë  Vulini paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë – “Bota Serbe” dhe Rusia në qendër të platformës

Një tjetër ndihmës i lartë për sigurinë kombëtare ka përdorur Gmail për biseda teknike me kolegë në agjenci të tjera qeveritare, duke përfshirë informacione për pozicionet e ndjeshme ushtarake dhe sistemet e fuqishme të armëve të lidhura me konfliktet.

Zëdhënësi i këshilltarit për sigurinë kombëtare, Brian Hughes, ka reaguar ndaj raportimeve të “Washington Post” duke thënë se ato synojnë të largojnë vëmendjen nga sukseset e administratës Trump.

Lexo më shumë  Qorolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim, ta votojmë Presidentin dhe Projektligjin për Specialen

“Kjo është përpjekja më e fundit për të shpërqendruar popullin amerikan nga programi i suksesshëm i sigurisë kombëtare i presidentit Trump, i cili mbron kombin tonë”, tha Hughes.

Ndryshe, përmes aplikacionit Signal kanë rrjedhur edhe planet amerikane për ta sulmuar grupin Houthi të Jemenit.

YouTube player