Gazetarët në Suedi përkujtojnë kolegët e vrarë në Gaza dhe protestojnë kundër sulmeve të Izraelit
Gazetarë nga Suedia janë mbledhur për të përkujtuar kolegët e tyre të vrarë në Rripin e Gazës dhe për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit.
Tubimi u organizua nga Federata e Gazetarëve dhe u mbajt në sheshin Medborgarplatsen. Në mesin e të përkujtuarve ishte edhe gazetari i Al Jazeera-s, Enes esh-Sherif, i vrarë nga sulmet izraelite në Gaza.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrime: “Ndalohet gjenocidi. Heshtja vret” dhe “Enes esh-Sherif, gazetari i vrarë nga Izraeli në Gaza”, ndërsa thërrisnin slogane si: “Krenohemi me gazetarët palestinezë” dhe “Në Gaza ka gjenocid; nuk do të heshtim”.
Gjatë protestës u shpërndanë edhe bluza me mbishkrimin “Ndalo vrasjen e gazetarëve” për të tërhequr vëmendjen mbi vrasjen e gazetarëve në Gaza.
Në deklaratën e lexuar gjatë aktivitetit, u theksua:
“Gazetarët dhe punonjësit e mediave palestineze po vriten. Izraeli nuk po përballet me asnjë sanksion për këtë, dhe vrasjet mbeten pa ndëshkim. Fatkeqësisht, bota po e shikon në heshtje këtë situatë, gjë që është e papranueshme. Duhet të kërkohet llogari nga Izraeli për gazetarët e vrarë dhe kjo praktikë të ndalet menjëherë.”
Rruga Press

