KryesoreLajme

Gazetarët e RTK-së me gjuhë të rëndë seksiste ndaj ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla; nuk e dinë se janë drejtpërdrejtë

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u bënë takime mes liderëve dhe përfaqësuesve të shumë vendeve pjesëmarrës në këtë ngjarje të sektorit të sigurisë ndërkombëtare. Ndër shumë vende, në këtë konferencë merrte pjesë edhe Republika e Kosovës me përfaqësuesit e saj.

Kosova u përfaqësua nga Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, si dhe nga Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, të cilët bënë takime mjaft të rëndësishme sa i përket sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo konferencë u zhvillua duke pasur parasysh edhe gjendjen e tensionuar, jo vetëm mes Ukrainës dhe Rusisë, por mes Rusisë dhe Perëndimit që çdo ditë e më shumë po unifikohet në drejtim të presionit që po i bëhet udhëheqësit rus Vladimir Putin, në mënyrë që të parandalohet sulmi i paralajmëruar rus mbi Ukrainën.

Por, kjo konferencë dhe këto momente tensioni nuk i kanë stepur aspak dy gazetarë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) që këta të tallen me ministren Gërvalla dhe të përdorin gjuhë të rëndë fyese seksiste ndaj saj.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Konferenca e datës 18 shkurt u transmetua live në televizionin RTK, në Kosovë, për më tepër pamje dhe audiot e konferencës filluan të transmetohen drejtpërdrejt që para se konferenca të fillonte mirëfilltazi. Por këtë gjë nuk e dinin dy gazetarët e RTK-së, të cilët në sekondat e para të transmetimit, të pavetëdijshëm se biseda e tyre po transmetohej, flasin mes tyre duke e pasur objekt bisede ministren Gërvalla.

Nuk dihet nëse konsiderata që transmeton biseda e gazetarëve për ministren e Republikës së Kosovës është vetëm e dy personave në fjalë, apo përfaqëson kulturën e përgjithshme të këtij televizioni dhe qasjen e përgjithshme ndaj ministrave të Kosovës dhe qeverisë së Kosovës, po ama kuptohet mjaft qartë që kjo bisedë është skandaloze. Njësoj siç është më skandaloz fakti se nuk ka patur asnjë masë ndaj gazetarëve, asnjë raportim nga mediat e tjera për këtë episod të turpshëm duke e dënuar aktin e ulët të kolegëve, si dhe asnjë qëndrim nga ana e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Sa për prezantim me gjuhën e dy gazetarëve të RTK-së ne po ju paraqesim më poshtë disa çaste të transkripuar nga kjo bisedë, kurse për më shumë mund të dëgjoni duke klikuar në videon që gjendet poshtë sekuencës së shkëputur të bisedës:

Gazetari 1:

A, kjo Gërvalla a?

Gazetari 2:

E, ç’ajo!

(…) Atë s’e kisha lën as këtu përpara te rampa (te trau i hyrjes së institucionit) me ndejt, s’e kisha lën, pasha zotin!

Gazetari 1:

Ku m’e qit Donikën? As e bukur jo, as kurgjo…e q**a nonën!

Gazetari 2:

E q**a nonën bash!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *