BallinaLajme

Gazetarët e Radios “Evropa e Lirë” akuzojnë shefin e mbikëqyrjes për “ndërhyrje në pavarësi”

a transmetuesve ndërkombëtarë që mbikëqyren nga agjencia e tij, dhe e ka urdhëruar atë që të ndalojë ndërhyrjen në ato zona.

Protesta e fundit vjen më pak se dy javë pasi Pack ka emëruar ish-gazetarin e Zërit të Amerikës, Ted Lipien, për president të Radios Evropa e Lirë, në vazhdën e një stuhie emërimesh të tjera në Zërin e Amerikës dhe në entitetet e tjera, që janë nën kontrollin e USAGM-it.

Në letrën e 30 dhjetorit, gazetarët e Radios Evropa e Lirë kritikojnë rishikimin që i ka bërë Pack një marrëveshjeje granti me transmetuesin, për të “revokuar” autonominë financiare dhe “për të vendosur të emëruarit e tij brenda Radios Evropa e Lirë dhe bordit të saj të drejtorëve, për një periudhë dyvjeçare”.

Në letër argumentohet se veprimi i tillë “bie ndesh me procesin e emërimit, të paraparë me ligj dhe në rregulloren tonë”. “Është pikërisht ai lloj i manovrimit me pushtetin politik që Radio Evropa e Lirë dëshmon rregullisht në vende si Rusia, Hungaria, Bjellorusia dhe Taxhikistani”, thuhet në letër.

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

Letra përmend shqetësimet nga legjislacioni i ri për “agjentët e huaj” në Rusi, i cili shënjestron edhe gazetarët e Radios Evropa e Lirë, si dhe burgosjen dhe persekutimin gjetkë të rreth 1,000 gazetarëve dhe byrove të saj, përfshirë vdekjen e pesë gazetarëve këtë vit.

Mandati i Packut në USAGM ka nisur gjashtë muaj më herët me shkarkimin e disa udhëheqësve, përfshirë shefin ekzekutiv dhe presidentin e Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly, dhe me refuzimin e tij të mëvonshëm për të dëshmuar para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve, në lidhje me këto vendime.

Pack nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të bërë ndryshime të thella në agjenci dhe beteja e tij e konfirmimit ka përkuar me një seri sulmesh publike ndaj Zërit të Amerikës dhe me kërkesat për udhëheqje të re.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në takim me Hoaliang Xu, vlerëson partneritetin me UNDP

Demokratët, dhe disa republikanë, e kanë akuzuar Packun për përpjekje për t’i kthyer rrjetet amerikane në media pro Trumpit.

Organizatat e lajmeve të mbikëqyrura nga USAGM janë të mandatuara me ligj, për të qenë objektive dhe të ekuilibruara.

Letra e Radios Evropa e Lirë e akuzon Packun se “jo vetëm që nuk ka arritur të marrë përsipër detyrën e kujdesit për REL-in”, por “ka ndërmarrë edhe hapa të qëllimshëm për ta sulmuar dhe dobësuar këtë organizatë”.

“Në këtë moment kritik në historinë tonë, ne kërkojmë që t’i shfrytëzoni ditët e mbetura të mandatit tuaj, për të mbështetur një transferim të qetë, profesional dhe transparent të pushtetit tek administrata e ardhshme e USAGM-it”, thuhet në letrën e REL-it drejtuar kreut të USAGM-it, Michael Pack.

Rruga Press

YouTube player