Lajme

Gazeta gjermane ‘BILD’: Opozita shqiptare përshkallëzon protestat kundër korrupsionit në Shqipëri

Me qindra media ndërkombëtare në mbarë planetin po i bëjnë jehonë protestës së opozitës në Shqipëri.

Gazeta më e madhe në Gjermani dhe Europë, BILD, raporton në një video se protestat kundër korrupsionit po përshkallëzohen në Shqipëri.

“Fillimisht shpërthyen molotovët, më pas një demonstrues ra në flakë.

Skena shqetësuese nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.

Lexo më shumë  Lista Serbe gjobitet me 22 mijë euro nga PZAP-ja

Mijëra njerëz, mbështetës të Partisë Demokratike në opozitë, protestuan përpara godinës së qeverisë.

Prej javësh në Shqipëri ka pasur tensione dhe përplasje. Protesta drejtohet mes të tjerash kundër zëvendëskryeministres, e cila pavarësisht një urdhër-arresti ndaj saj, mban detyrën përsëri,” raporton gazeta gjermane.

“Kemi ardhur këtu së bashku për të protestuar kundër qeverisë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë,” thotë një protestuese.

Lexo më shumë  27 vite nga beteja e Llapashticës

“Shqipëria dhe fqinji verior, Mali i Zi, janë kandidatë për anëtarësim në BE. Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikojnë korrupsionin e shumëpërhapur në vend dhe monopolizimin e pushtetit nga Partia Socialiste në pushtet,” thekson media

Rruga Press

YouTube player