KryesoreLajme

Gazeta amerikane, “The Times”: Ka dyshime se Serbia po përgatit një operacion tjetër ushtarak ndaj Kosovës

Tri ditë para sulmit në veri të Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një ekspert për çështje të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë ka marrë një telefonatë shqetësuese nga inteligjenca amerikane.

“The Times” ka publikuar pjesë nga dëshmia e tij, ndërsa tregonte se forcat serbe po akumuloheshin në kufirin me Kosovën, aty ku paqen dhe sigurinë e monitoron prezenca e forcave të NATO që prej luftës në vitin 1999. Sipas “The Times”, tri ditë pas këtyre informacioneve serbët e armatosur kryen sulmin në Banjskë.

Shqetësuese në shkrimin e “The Times” është fakti se ka dyshime që Serbia po përgatit një operacion tjetër ushtarak, referuar të dhënave të një zyrtari amerikan të inteligjencës.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, zgjedhja e Presidentit detyrim kushtetues

Këto shqetësime sipas “The Times” nuk kanë rënë në vesh të shurdhët. Me qëllim që të zmbrapset Serbia këshilltari i sigurisë së SHBA-ve, Jake Sullivan aprovoi një kërkesë për të deklasifikuar elemente të lëvizjeve ushtarake serbe.

Agjencia e inteligjencës NSC thotë se ka redaktuar detajet sekrete te materialit, për të mos lënë të kuptohet mënyra dhe burimet e inteligjencës.

Informacionet për lëvizjet ushtarake serbe i bëri të ditura më pas në një video-konferencë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë, John Kirby. Ai tha se në lëvizjet ushtarake përfshiheshin tanke, njësi këmbësorie dhe mjete të mekanizuara.

Lexo më shumë  Hijet e ndikimit rus dhe bllokadat politike në Ballkan

Teksa vëmendja shtohej, vendet evropiane iu bashkuan Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtuar presionin ndaj Serbisë, madje Britania njoftoi shtimin e trupave të saj në Kosovë.

Disa ditë më vonë u vu re një tërheqje e trupave serbe. Publikimi lëvizjeve ushtarake serbe në kufi është një mënyrë e re e Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e inteligjencës, në mënyrë të ngjashme me atë të luftës në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player