KryesoreLajme

Gaz lotsjellës si në Astir? Banorët e “5 Majit” paralajmërojnë Veliajn: Edhe me kallash të vish nuk lëshojmë pronat!

Banorët e “5 Majit” janë të paqartë se çfarë do të ndodhë me ta. Ata protestuan edhe sot duke i bërë thirrje bashkisë që të dërgojë një përfaqësues për të diskutuar me ta dhe qartësuar kontratën.

Të gjithë janë banorë që nuk kanë hedhur akoma firmën për të liruar banesën për shembje pasi siç thonë ata vlera e kompensimit është qesharake.

“Banoj prej 20 vitesh këtu. Erion Veliaj më jep sqarim për këtë hartë, pse zona ime është interes publik. Pse ka ndërtim pallatesh dhe kullash dhe ne na kompenson në mënyrë qesharake dhe selektive.I bëj thirrje kryeministtit, nuk dua të merrem me Veliaj fare, kemi 2 javë në protestë. Dëmshpërblimi të jetë transparent. Të shikohet legalzimi, të hipotekohen të gjitha banesat. Nuk është defekti jonë por i juaji. Na jep zgjidhje mbi kontratën e shkëmbimit dhe qirasë. Nuk firmosim derisa të shuhet shtëpia jonë bashkë me ne. Kryeministër na paraqit planin e zhvillimit për këtë zonë. Bëni transparente kontratën e shkëmbimit dhe qirasë, mos bëni hipotekime ndërtesash në mënyrë selektive.Të gjithë këta banorë nuk kanë firmosur dhe nuk do firmosin”.

E ndërsa kryebashkiaku Veliaj ka paralajmëruar se mund të ndërhyhet me gaz lotsjellës si në Astir, banorët japin këto komente për Ora News.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

“Veliaj dhe shteti e ka të shjeshtë, të sjellë 500 policë dhe të na nënshtrojë. Por kemi të drejtën e pronës. Është tjetër gjë Astiri dhe tjetër gjë zona jonë. Unë të kam votuar dhe nuk më shkel dot me këmbë”.

“I them Erion Veliaj të mos japë deklarata në Baldushk për 5 Majin. E dyta jo me gaz lotsjellës por edhe me kallash të vijë nuk lëshojmë pronat. Kam 30 vjet këtu dhe nuk jam shpellar por qytetar. Në ’88-tën kam qenë roje stalle këtu”.

“Kur bëhen votimet vijnë shtëpi për shtëpi me kërku votën dhe na gjejnë shtëpinë. Tani që na shemben pse nuk vijnë të na sqarojnë. Po e çon vendin në ekstrem. Bashkia të vijë dhe të na sqarojë, jemi të paqartë. Të vijnë se jemi rrugëve, kontrata është copë-copë.”

“Të vijnë dhe të na sqarojnë, të lënë politikën. Kemi interesin e shtëpive tona. Pse kanë frikë të sjellin dikë për të na sqaruar?  Nuk jemi kundër zhvillimit të projektit por të sqarojë gjërat. Është turp të deklarohet se ti ke numëruar vota aty dhe këtu. Në këto kushte unë nuk firmos, ta marrë si di ai.”

YouTube player

Rruga Press

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *