BallinaBota

Gara të veturave në Hënë!

Space X deshiron të dërgojë dhe organizojë gara me dy vetura në hënë, në tetor të vitit 2021.
Kompania për aeronautikë dhe eksplorimin e hapësirës e Elon Musk dhe kompania e tij Space X, ka njoftuar se planifikon që vitin e ardhshëm të dërgojë 2 vetura në hënë dhe t’i shikojë duke garuar ato nga largësia. Sipas zyrtarëve në Space X, veturat do të dërgohen në hënë në tetor të vitit 2021 dhe automjetet do të jenë të dizajnuara nga Frank Stephenson i cili, njihet në botën e automobilistikës për punën e tij me Ferrari, BMW, MCL Aren etj.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete

Stephenson do t’i dizajnoj veturat së bashku me ekipe të nxënësve të shkollave të mesme nga tërë bota, gjashtë ekipe të përbëra prej 5 nxënësve të përzgjedhur që do të garojnë mes veti për të vendosur se dy ekipet fituese në tokë përfundimisht do të garojnë me veturën e tyre në hënë.

Iniciatorët e programit thonë se shpresojnë se ai do të shërbejë për të inspiruar të rinjët nga tërë bota që të mendojnë për hapësirën dhe potencialin e pafund të njerëzimit.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra
YouTube player