KryesoreLajme

Gara e balotazhit, lëvizja qytetare “Prishtina në dorën tënde” bashkohet me Vetëvendosjen

Në rrugëtimin drejt raundit të dytë të zgjedhjeve që pritet të mabhet me 9 nëntor për kryetar të Komunës së Prishtinës, lëvizja qytetare “Prishtina në dorën tënde” i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e bëri të ditur kandidati i LVV-së për Prishtinën, Hajrulla Çeku.

Ky bashkëpunim u dakordua gjatë një takimi ku u diskutua rëndësia e ndryshimit dhe nevoja për të përmirësuar funksionimin, zhvillimin dhe barazinë në kryeqytet.

Lexo më shumë  Qeveria në Shqipëri lë stadiumet ekzistuese në harresë ndërkohë ndërton “Stadiumi Eagle” për Kanye West: 50 milionë euro për një natë

Palët theksuan se përpjekjet e përbashkëta synojnë të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve për një Prishtinë më të zhvilluar dhe më funksionale.

“Nevoja për ndryshim në Prishtinë po bashkon vullnetet e qytetarëve. E bashkë, do ta bëjmë Prishtinën një qytet që funksionon, të zhvilluar dhe të barabartë. Për Prishtinën tonë!”, ka shkruar Çeku.

YouTube player