Bota

Gafa me raketën ruse, jep dorëheqjen këshilltari presidencial i Ukrainës

Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, i ka dorëzuar sot dorëheqjen presidentit ukrainas Volodmyr Zelenskyy.

Shkak mendohet të jenë bërë disa komente kontroverse të tij, pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh në Dnipro, duke vrarë të paktën 41 persona.

Arestovych fillimisht tha se sistemi ukrainas i mbrojtjes kundërajrore kishte rrëzuar raketën ruse Kh-22.

Këto komente u kapën shpejt nga propagandistët rusë, të cilët deklaruan më pas se ndërtesa ishte goditur nga një raketë mbrojtëse ukrainase.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Ish-këshilltari presidencial më vonë konfirmoi se Ukraina nuk i kishte mundësitë që të rrëzonte atë lloj rakete të lëshuar nga Rusia.

Duke njoftuar dorëheqjen e tij në Facebook, Arestovych shprehej: “U kërkoj falje të sinqertë viktimave dhe të afërmve të tyre, banorëve të Dnipro dhe të gjithë atyre që u lënduan thellë nga versioni im i gabuar i parakohshëm i ngjarjeve.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *