Lajme

Gabimi i shefave të Palestinës ngatërron tërë gjeopolitikën

Nga Bojana Vatić

A po zihen rusët dhe ukrainasit për fenë?

– Jo, edhe të parët edhe të dytët janë ortodoksë…

Ukrainasit mbështeten nga Amerika, kurse rusët nga Kina…

– Ashtu është.

– Kinezët janë ateistë?

– Po.

– Dhe Amerika?

– Dreqin e marrtë, ka disa protestantë, katolikë, mormonë në Amerikë .

– Dhe Izraeli?

– Çka Izraeli?

– Çka janë ata?

– Ata janë hebrenj.

– Po palestinezët?

– Palestinezët janë myslimanë Sunitë.

– Kush i mbështet palestinezët?

– Irani.

– A janë edhe iranianët myslimanë?

– Janë, por myslimanë shiitë. Të cilët normalisht nuk pajtohen me sunitët, por nëse duhet të zgjedhin mes tyre dhe hebrenjve, atëherë ata janë me sunitët.

– Po.

– Po shqiptarët?

– Shqiptarët janë për hebrenjtë.

-A janë ata myslimanë?

– Ata janë myslimanë, por ata janë me Amerikën, dhe Amerika është me Izraelin.

– Mirë. Atëherë serbët nga Bosnja janë sigurisht kundër Izraelit.

– Jo, çuditërisht edhe ata janë me Izraelin.

– Ok, nëse muslimanët nga Shqipëria janë me Izraelin, atëherë edhe muslimanët nga Bosnja do të duhej të ishin me Izraelin.

– Jo, myslimanët nga Bosnja janë me Palestinën.

– Ok… Po kroatët nga Bosnja, janë në Federatë me myslimanët, pra edhe ata do të duhej të ishin me Palestinën?

– Jo, kroatët nga Bosnja janë me Izraelin…

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

– Çfarë Dreqin po ndodh? Dhe serbët nga Serbia me siguri janë më Palestinën që nuk e njohu Kosovën dhe kundër Izraelit që e njohu?

– Jo, edhe serbët nga Serbia janë me Izraelin.

– Po ukrainasit?

– Me Izraelin.

– Atëherë serbët logjikisht do të duhej të ishin me Ukrainën, pasi ajo është me Izraelin.

– Jo, ata janë me Rusinë.

– Oh dreqin, më vjen të thyej diçka…

– Po kroatët?

– Ata janë me Palestinën.

– Atëherë kroatët do të duhej të ishin me Rusinë?

– Jo, ata janë me Ukrainën.

– Po rusët a janë me Izraelin?

– Jok, rusët janë me Palestinën sepse Irani është me ta, pra Irani është aleati i Rusisë.

– Ok, atëherë sigurisht që muslimanët nga Bosnja janë për Rusinë, sepse myslimanët iranianë janë me Rusinë, që është me Palestinën, dhe Ukraina është me Izraelin.

– Drejtë?

– Jo, muslimanët nga Bosnja janë me Ukrainën dhe kundër Rusisë sepse serbët nga Bosnja janë me Rusinë.

– Tani asgjë nuk është më e qartë për mua…

Po turqit?

– Çfarë është më turqit ?

– Turqit janë myslimanë, pra janë për palestinezët?

– Epo, jo në të vërtetë, palestinezët i dëbuan turqit nga Palestina bashkë me britanikët, kështu që ata nuk mund t’ia durojnë erën njëri-tjetrit.

– A janë palestinezët armiq të turqve?

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

– Jo, armiqtë e turqve janë kurdët.

– Çka dreqin janë kurdët?

– Kurdët janë ateistë.

– Po, kurdët me siguri janë me kinezët sepse edhe ata janë ateistë.

– Jo, kurdët janë me amerikanët.

– Atëherë turqit janë kundër amerikanëve nëse amerikanët janë me kurdët?

– Por jo, turqit janë në NATO dhe aleatë të Amerikës.

– Dreqi e marrt.

Po ata armenët?

– Çka janë ata?

– Ata janë ortodoksë.

– A janë me rusët?

– Jo, me Amerikën.

– Por ata Azerbajxhanët i dëbuan nga Nagorno-Karabahi ?

– A janë Azerbajxhanët me myslimanët nga Palestina?

– Jok, ata janë me hebrenjtë.

– Atëherë me siguri ata janë edhe kundër Iranit sepse Irani është me Palestinën?

– Jo, Azerbajxhani është me Iranin.

– Sirianë a janë myslimanë?

-Po, muslimanë janë.

– Atëherë janë me turqit?

– Jo, po shtrëngojnë dorën me turqit.

– Turqit janë kundër kurdëve, pra me siguri sirianët janë me kurdët?

– Jo, ata luajnë me kurdët.

– Pra, a janë sirianët me Izraelin?

– Sado i mirë të jetë Izraeli, Siria është 100% me Palestinën.

-Po malazezët?

– Me kë janë malazezët?

– Më parë, ata ishin më Rusinë, dhe tani ata janë në aleancë me Amerikën.

– JU LUTEM?!

– Më vjen t’i q…të gjithë lakuriq.

Përktheu Lirim Gashi

Rruga Press

YouTube player