Lajme

Gabimi i mediave, fotoja që po qarkullon nuk është e efektivit që vrau Dukën

TIRANË– Arbër Sula, me detyrë agjent krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se është personi që ka qëlluar për vdekje me armë zjarri të riun e identifikuar si Jurgen Duka, ngjarje e ndodhur mesnatën e kaluar. Rastësia do që personi i shpallur në kërkim të ketë të njëjtin identitet me një tjetër efektiv policie që shërben në Tiranë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës

Fotoja e tij u publikua nga disa portale këtë mesditë, përfshirë edhe Dosja.al si autor i krimit të rëndë, por në fakt efektivi Sula për momentin ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar duke bërë një specializim për detyrën e tij. Dosja.a u kontaktua nga familjarë të Sulës për publikimin e kësaj fotoje dhe kërkon ndjesë publikisht. Autori i vërtetë është shpallur në kërkim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *