Uncategorized

G7-ta kundërshton kërkesën e Rusisë për të paguar importet e energjisë në rubla

Grupi i shtatë ekonomive kryesore ka rënë dakord të refuzojë kërkesën e Moskës për gaz që të blihet vetëm në monedhën ruse.

Putini bëri kërkesën javën e kaluar për vendet “jomiqësore” – me sa duket ato që kanë vendosur sanksione.

Ai udhëzoi bankën qendrore të vendit që të hartojë një procedurë për blerësit për të blerë rubla në Rusi, në një lëvizje që duket se është krijuar për të mbështetur monedhën – e cila ka rënë kundrejt monedhave të tjera.

Ministri i Energjisë së Gjermanisë, ka thënë se përmbushja e kërkesës do të ishte një “shkelje e njëanshme dhe e qartë e kontratave ekzistuese”.

Ai shtoi se “pagesa në rubla nuk është e pranueshme dhe ne do t’u bëjmë thirrje kompanive të prekura që të mos ndjekin kërkesën e presidentit rus Vladimir Putini”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *