Kuriozitete

“Fuzioni bërthamor”: Shkencëtarët amerikanë kanë bërë një hap masiv drejt burimeve të pafundme të energjisë

Për herë të parë ndonjëherë, shkencëtarët amerikanë në “National Ignition Facility” në “Lawrence Livermore National Laboratory” në Kaliforni thuhet se kanë prodhuar me sukses një reaksion të “fuzionit bërthamor” që rezultoi në një fitim neto të energjisë.

Kështu ka bërë të ditur një burim i njohur me projektin për CNN ndërkohë që Departamenti Amerikan i Energjisë pritet të shpallë zyrtarisht përparimin të martën.

Dhe siç vlerëson CNN, rezultati i eksperimentit do të ishte një hap masiv në një kërkim prej dekadash për të “çliruar” një burim të pafund energjie të pastër që mund të ndihmojë në përfundimin e varësisë nga lëndët djegëse fosile.

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm do të bëjë një njoftim të martën për një “zbulim të madh shkencor”, njoftoi departamenti të dielën.

Zbulimi u raportua fillimisht nga Financial Times.

Ndryshe, studiuesit për dekada janë përpjekur të rikrijojnë fuzionin bërthamor – duke “kopjuar” fuzionin e diellit.

Fuzioni funksionon në të njëjtën mënyrë si Dielli ynë, duke bashkuar dy atome të rënda hidrogjeni nën nxehtësinë dhe presionin ekstrem për të çliruar sasi të mëdha energjie.

Kjo është e kundërta e procesit të ndarjes së përdorur nga termocentralet bërthamore, në të cilat atomet ndahen për të lëshuar sasi të mëdha energjie.

Dhe ndryshe nga ndarja bërthamore që fuqizon energjinë elektrike në të gjithë botën, ajo nuk gjeneron mbetje radioaktive jetëgjatë.

Shkencëtarët anembanë globit janë duke punuar drejt këtij zbulimi, duke përdorur metoda të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *