Futbollisti shqiptar që i shpëtoi dy herë vdekjes, rrëzimit të aeroplanit dhe bombardimit
Njeriun e madh që e përcolli fati në dy raste dramatike.
Legjenda e futbollit, dy herë i shpëtoi vdekjes! Në vitin 1990, Kozniku, që në atëkohë luante për Prishtinën në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë, arriti marrëveshjen e madhe me klubin e madh, Hajduku nga Spliti.
Gëzimi i madh gati sa ishte shndërruar në tragjedi. “Ish-drejtori sportiv i Hajdukut, Jurica Jerkoviq udhëtoi me një Cessna për Koznikun, që ta sillte në Split për nënshkrimin e kontratës. Gjatë kthimit piloti, Matko Raos kishte probleme me motin e rënduar dhe u detyrua të ateronte aeroplanin në një livadh në Kralevë të Serbisë. Aeroplani ishte rrotulluar, kurse bashkë me pilotin ishin lënduar edhe Kozniku e Jerkoviq”, ka shkruar para një kohe media kroate “24 sata”.
Si shpëtoi herën tjetër nga vdekja? Në një ndeshje në vitin 1992, Hajduku si mysafir i Zarës, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte, pasi që nuk kishte pak minuta që u larguan futbollistët nga fusha bien disa bomba aty!
Bombat u hodhën nga artileria e ushtrisë ish jugosllave dhe serbe.
Ardian Kozniku me shokë shumë shpejt largohen nga aty dhe hipin në anije të shpejt, fatmirësisht falë zgjuarsisë së drejtuesve të Hajdukut, i shpëtuan më të keqes, vdekjes pas sulmeve të ushtrisë së pushtuesit serbe.
Dy herë i shpëtoi vdekjes, më në fund erdhi gëzimi! Kozniku më Hajdukun u bën kampion i parë i shtetit kroat. Jo vetëm kaq Kozniku u shpall shënuesi më i mirë me gjithsej 12 gola, shënuesi i parë më i mirë në Kampionatin e parë të pavarur kroat.
E jashtëzakonshme, një shqiptar nga Kosova mbetet në histori si shënuesi i parë i kampionatit të parë.
Kush ishin lojtarët që e bënë kampion Hajdukun? Mario Novakoviq, Slaven Biliq, Ardian Kozniku, Ivica Mornar, Igor Shtimac, Eduard Abazi, Joshko Jeliçiq, Ante Mishe, Goran Vuçeviç, Joshko Shpanjiç, Robert Vladislaviç, Vatroslav Mihaçiç, Zoran Slavica, Tomislav Erceg, Marijo Osibov, Stjepan Andrijasheviq, Hari Vukas, Joshko Farac, Ante Hrgoviç, Ante Ivica, Milan Rapaiç, Joshko Biliç dhe Ivo Cuzzi.
Kulmi i suksesit në vitin 1998. Kozniku me Kroacinë fitojnë medaljen e bronztë në Kampionatit Botëror, që u mbajt në Francë!
Kampionati i parë i Kroacisë në vitin 1991-1992:
Hajduku – kampion
Zapreshiç – fitues i Kupës
Ardian Kozniku – shënuesi më i mirë 12 gola.
Rruga Press