Futbollisti shqiptar nga Prizreni nënshkruan kontratën me Bajernin deri në vitin 2025

FC Bajerni ka zgjatur kontartën me mesfushorin e talentuar shqiptar, Arijon Ibrahimoviç, deri në vitin 2025. 17-vjeçari u transferua në ekipin e të rinjëve të Bajernit në vitin 2018 dhe u përfshi në kampin stërvitor të ekipit të parë javën e kaluar.

Hasan Salihamidžić, anëtar i bordit sportiv të FC Bayern tha: “Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimoviç. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë. Josip Stanišić, Paul Wanner, Johannes Schenk dhe tani Ari: ata janë të gjithë talentë që ne i kemi ushqyer në ekipin e të rinjëve të Bayernit dhe prej të cilëve presim shumë.”

Lexo më shumë  Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

“Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm në FC Bayern.”, u shpreh futboillisti me origjinë nga Prizreni, Arijon Ibrahimoviç.

Ibrahimoviçi erdhi te Bajerni nga FC Nürnberg në verën e katër viteve më parë, në moshën 13-vjeçare. Ai bëri 48 paraqitje në të gjitha garat për U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola. Ai së fundmi bëri debutimin e tij për rezervat e Bajernit në Bavaria Regionalliga dhe ka bërë dy paraqitje në sezonin aktual. Ai gjithashtu përfaqësoi skuadrën gjermane U17 12 herë (nëntë gola) dhe aktualisht luan për U18 (dy gola në gjashtë ndeshje).

Lexo më shumë  Driton Kuka pas suksesit të Distria Krasniqit: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese