Sport

Futbolli ndryshon sërish/ FIFA teston në Botëror “offsajtin” automatik

FIFA po shqyrton futjen e teknologjisë automatike për pozicionin jashtë loje në botën e futbollit. Ndoshta edhe sistemi VAR nuk arrin ta kapë 100% një pozicion jashtë loje në futboll dhe tashmë mund të kemi diçka të re.

Testet e kryera nga FIFA në Kupën Arabe 2021 treguan se të dhënat e gjurmimit të gjymtyrëve mund të ofrojnë njohuri novatore dhe aplikacione të reja për trajnerët, stafin mjekësor dhe tifozët së bashku me rolin e saj kryesor në teknologjinë gjysmë të automatizuar jashtë loje.

Teknologjia e quajtur ndryshe “limb-tracking” bazohet në një sistem të dedikuar kamerash, të instaluar nën çatinë e stadiumit, i cili kap lëvizjen e të gjithë lojtarëve dhe topit. Sistemet e ndryshme ofrojnë deri në 29 pikë për lojtar, duke përbërë skeletin e animuar të lojtarëve, pothuajse si një pamje shumë dimensionale.

Falë burimit të ri të të dhënave dhe përpunimit nga kompanitë e vizualizimit të bazuara në Inteligjencën Artificiale, një ndeshje e tërë mund të shihet si një animacion virtual me disa sekonda vonesë, duke i ofruar stafit stërvitor, trajnerëve dhe mjekëve ekspertë mundësinë për të ekzaminuar lojën nga këndvështrime të reja.

Për shembull, kjo teknologji e re do të jetë në gjendje të analizojë veprimin nga këndvështrimi i një lojtari specifik në fushë ose të ekzaminojë një moment të rëndësishëm të ndeshjes nga këndi.

Edhe futbolli po automatizohet por të paktën ndoshta ky sistem i ri në futboll do të largojë polemikat për pozicionin jashtë loje.

Rruga Press

YouTube player