KryesoreLajme

Fushë Kosova përfiton 1.01 milion euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve në nevojë

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se komuna ka përfituar 1,010,000 euro në kuadër të Marrëveshjes për Grant për financimin e programeve të banimit.

Nga kjo shumë, 625 mijë euro janë të dedikuara për renovimin e shtëpive private të familjeve të cenueshme, ndërsa 385 mijë euro për rindërtimin e shtëpive private për këto familje.

Lexo më shumë  Mësuesja nga Fushë-Arrëzi proteston kundër Reformës Territoriale: S’duhet të na shmangin! Zëri ynë duhet dëgjuar

Prebreza ka theksuar se ky financim përtej investimit në infrastrukturë synon të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës, sigurisë dhe mirëqenies së familjeve përfituese.

Sipas tij, Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të punojë që mbështetja institucionale të orientohet te familjet që kanë më së shumti nevojë, duke synuar krijimin e kushteve të denja të banimit.

Lexo më shumë  BIRN: Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

Rruga Press

YouTube player