Lajme

“Fusha” fiton tenderin e radhës edhe pse me ofertë më të lartë, ankimohet vendimi

Edhe pse paraqet oferta më të larta se kompanitë e tjera, “Fusha shpk” vijon të fitojë tendera për veprat publike. Një rast i tillë është shënuar në procedurën e tenderimit për realizimin e lidhjes së autostradës Fier-Vlorë me aeroportin e Vlorës. Kompania “Fusha” e përmendur  në çështjen e Teatrit Kombëtar, ka dhënë 209 milionë lekë për ndërtimin e këtij segmenti rrugor, ndërsa kompania që ofroi 140 milionë është skualifikuar.

Ankimohet procedura e prokurimit që ka në objekt lidhjen e autostradës Fier-Vlorë me aeroportin e Vlorës.

Një nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës ka paraqitur ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Bëhet fjalë për kompaninë ‘Shkëlqimi 07’, i cili referuar dokumentit ka qenë pjesëmarrësi që ka paraqitur ofertën më të ulët, saktësisht 140 milionë lekë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Ndërkohë që fondi limit i tenderit ishte 267 milionë lekë, në garë morën pjesë 15 operatorë dhe fitues i kontratës është shpallur operatori ekonomik ‘Fusha shpk’ me administrator të vetëm Shkëlqim Fushën.

Kjo kompani ka ofruar 209 milionë lekë për këtë procedurë. Lidhur me këtë çështje operatori ‘Shkëlqimi 07’ që ka paraqitur ankimimin në KPP është skualifikuar me argumentin se oferta e tij prej 140 milionë lekësh është anomalisht e ulët për realizimin e kontratës.

Por në ankimimin e tij, operatori pretendon se kriteret për të cilat është përjashtuar janë minimale për kualifikim.

Kompania deklaron se makineritë e kërkuara janë të mjaftueshme për realizimin e objektit të kontratës.

Gjithashtu sipas tij, mundësia e shfrytëzimit të kantierit për realizimin e kontratës është e kufizuar dhe e llogaritur sipas kërkesave të DST për numrin e makinerive.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Një pjesë e kompanive të tjera pjesëmarrëse në garë janë skualifikuar pasi nuk kanë paraqitur dëshmi për punime të ngjashme me këtë procedurë.

Disa subjekte janë përjashtuar nga gara pasi nuk kanë punonjës të specializuar ose kanë mangësi në staf për realizimin e kontratës.

Dhe operatorë të tjerë janë skualifikuar pasi stafi teknik i deklaruar nuk duhet të jetë i angazhuar në kontrata të tjera.

Tashmë mbetet në dorën e Komisionit për të dhënë vendimin nëse procedura do të lejohet të vijojë me nënshkrimin e kontratës apo do të ketë një rishikim dhe kthim të saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *