BallinaLajme

Furia për vaksina kundër COVID: por sa kohë duhet që të ndalojmë virusin?

Infeksioni përshpejtohet. Frika është se do të jetë e vështirë për të krijuar stoqe të vaksinave, por drita jeshile për Moderna pritet në 6 Janar. Pastaj vijnë Johnson & Johnson dhe CureVac. Sergio Abrignani, profesor i Patologjisë së Përgjithshme në Universitetin Shtetëror të Milanos dhe drejtor i Institutit Kombëtar të Gjenetikës Molekulare “Romeo dhe Enrica Invernizzi” analizon situatën.

Virusi vrapon gjithnjë e më shpejt dhe ndjesia që nuk jeni në gjendje ti shkoni mbrapa, edhe tani që ka vaksina është jo e mirë. Me 84 milion infeksione që nga fillimi i pandemisë (nga të cilat gati 36 milion në Amerikë dhe 26 milion në Europë) dhe mbi 1.8 milion vdekje në të gjithë botën, presioni për të arritur të ashtuquajturin “imunitet tufe” sa më shpejt të jetë e mundur, është shumë i fortë. Por qëllimi mund të arrihet vetëm kur 70% e të gjithë popullsisë të ketë marrë dy doza të përshkruara të vaksinës. Një qëllim që sot duket shumë i largët. Gjithashtu sepse, nga gjashtë vaksinat e rezervuara nga Komisioni i BE-së, ne aktualisht kemi vetëm Pfizer / BioNTech. Vetë kompania gjermane ka bërë një apel që vaksinat e tjera të miratohen.

Një nga vaksinat në të cilat Europa është përqendruar shumë, është ajo e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit: pse nuk është autorizuar ende? Dyshimet e agjencive rregullatore u ngritën në fund të fazës 3 të provës, në të cilën grupi i vaksinuar mori (gabimisht) dy doza, me rezultate të ndryshme në lidhje me efikasitetin. FDA e SHBA-ve (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) dhe EMA Europiane (Agjencia për Barnat) kanë kërkuar të dhëna të mëtejshme nga prodhuesit, të cilat nuk kanë mbërritur ende. Në Britaninë e Madhe, ku varianti i ri që duket se ka një efektshmëri më të madhe replikuese po qarkullon gjerësisht, vaksina është aprovuar në rast urgjence (si dhe në Indi). Times, duke cituar një burim të paemëruar nga partneriteti Oxford-AstraZeneca, shkroi se dy milion doza në javë do të ishin në dispozicion të Mbretërisë së Bashkuar deri në mes të janarit. Aktualisht, megjithatë, vaksina nuk është aprovuar as nga FDA dhe as nga EMA./Corriere/

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player