Lajme

“Funksioni i Ballkanit të Hapur ishte fuqizimi i Vuçiqit”, Balliu: Rama, zëdhënës i Serbisë

Shefi i Organizmit të PD-së, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për vizitën e kryeministrit Rama në Prishtinë dhe mos pritjen nga kryeministri Albin Kurti.

Balliu u ndal të Ballkani i Hapur, ku tha se i vetmi funksion ishte fuqizimi i liderit serb, Aleksandër Vuçiç, teksa shtoi se Rama është duke luajtur rolin e zëdhënësit të Beogradit.

“Ajo çfarë i bën njerëzit konfuzë është që nuk e shohin të vërtetën në sy. Rama është zëdhënës i linjës së Beogradit. Ballkani i Hapur është një skemë e hapur në Beograd, por zëdhënësi ka qenë Rama. Për këtë Rama sulmoi kryeministrat e Kosovës, Haradinaj, Mustafaj si dhe Kurtin. Kurti i di qëndrimet e Vuçiqit, pse duhet ti dëgjojë nga zëdhënësi që është Rama?

Thonë pse nuk e priti Kurti? Është një turp i madh kombëtar që sanksioni parë ndaj Kosovës ishte ai i anulimit të mbledhjes. Rama shkoi nga kancelaria në kancelari për të justifikuar Vuçiqin dhe pse nuk e bëri  këtë për Kurtin? Pse nuk e bëri për të mbështetur Kosovën. Kur njerëzit nuk e shohin këtë realitet në sy, bëhen konfuz pse nuk u prit Rama nga Kurti? Mos harroni që Haradinaj ka akuzuar Ramën se ka fituar para bashkë me Vuçiqin, që e hodhi në gjyq dhe më pas e tërhoqi. Nuk është se Rama ka problem me Kurtin, por me Kosovën. Rama ëhstë kryetar i një partie e ngritur dhe themeluar nga Serbia dhe ky është fakt konkret.  Historisë nuk kemi çfarë i bëjmë. Partia e Punës është ngritur nga Serbia dhe ky është fakt historik. Linja e kësaj partie ka qenë kundër Kosovës. Këto janë fakte, pra kemi kryeministrin shqiptar që hedh në gjyq kryeministrat e Kosovës dhe del në media e thotë ‘vëllai im Vuçiç’.  Marrëdhëniet e Ramës me Vuçiqin janë më të ngrohta sa më nuk ka. Anulimi i mbledhjes mes dy qeverive ishte propozim nga Vuçiqi. Çfarë ishte Ballkani i Hapur, i cili dështoi me sukses, falë ndërkombëtarëve. Rama ka kohë që kërkon të godasë Kosovën dhe të ulë qeverinë e Kosovës. Vuçiqi po ashtu e mbron Ramën në media e publik. Rama është në zbatimin të udhëzimeve të Beogradit.

Çfarë interesi ka Kosova për konflikte në veri? Nuk ka interes dhe Kurti ka deklaruar për ribërjen e zgjedhjeve, por a do rifuten ata? A do marrin pjesë? Problemi është i fryrë nga Serbia dhe Rusia. Justifikimi që përdor Vuçiqi te ndërkombëtarët janë deklarata e Ramës”, u shpreh ai.

Më poshtë keni intervistën e plotë:

YouTube player

Rruga Press

YouTube player