Lajme

Funksionalizohet faqja për subvencionim të librave

Disa qytetarë kanë konfirmuar se platforma “E-Kosova” e dedikuar për subvencionim të librave shkollorë dhe materialeve mësimore, më në fund është funksionale. Ata kanë marrë konfirmimin se kanë aplikuar zyrtarisht dhe se Ministria tashmë pritet që javën e ardhshme të bëjë ndarjen e mjeteve.

Ministria e Arsimit të enjten mbrëma ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

Lexo më shumë  Lojërat Mesdhetare sjellin edhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë

Ministria ka thënë se aplikimi për subvencionim mund të bëhet në platformën “E-Kosova” deri në fund të shtatorit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi