Bota

Fundoset Bitcoini!

Kriptovalutat sot po tregtohen me minus, kështu që Bitcoini si valuta më e njohur, ka humbur vlerë prej 1.84 për qind, duke kushtuar 41600 dollarë, kurse Etheri ka rënë për 6.26 për qind dhe më të po tregtohet me çmim prej 2,960 dollarë.

Kryesuesi i Komisionit për hartimin e vlerave dhe bursës në SHBA (SEC), Gary Gensler në një intervistë për CNBC ka theksuar se kripto tokenët “po mbledhin para nga opinioni” dhe se me këtë do të duhej të rregulloheshin ligjet për vlerat dhe urdhëresat kundër mashtrimeve, shkruan Teletrader.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Ai gjithashtu thekson se këto valuta do të duhej të ishin transparente.

Bitcoini si kriptovaluta më e rëndësishme në botë, ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës prej muajit nëntor kur e arriti vlerën rekorde prej 69 mijë dollarësh për një “valutë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *