Sport

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Evropë, ja si vlerësohen

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Evropë.

Faqja e njohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet e legjionarëve në këtë fundjavë që sapo lamë pas.

I pari në këtë klasifikim është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili është vlerësuar me notën 8,1. Balliu me Vajekanon e tij ka realizuar gol duke i dhuruar barazimin 1-1.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

I dyti në këtë renditje është Dejvi Bregu, i cili vlerësohet me notën 7,8, ku ka dhuruar asistin e golit të fitores së Bolusporit ndaj Balikesirsporit.

I treti është lojtari i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, i cili është vlerësuar me notën 7,8 ku ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e tij Boluspor.

I katërti renditet sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, i cili është vlerësuar me notën 7,3 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e Specias.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

I pesti në këtë renditje është portieri Gentian Selmani, i cili është vlerësuar me notën 7,1 teksa ka ruajtur portën e paprekur me Bolusporin e tij në ndeshjen ndaj Balikesirspor.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE, SIPAS FAQES “SOFA SCORE” 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *